Aktualitet

8 viktima nga COVID-19 në vendin tonë, humb jetën 66-vjeçari nga Fieri, pësoi infarkt

27 Mars 2020, 08:07 Nga DOSJA
8 viktima nga COVID-19 në vendin tonë, humb jetën

Tiranë- Shënohet viktima e 8 nga COVID-19 në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë njofton se në spitalin Infektiv në Tiranë ka pësuar infarkt një 66-vjeçar nga Fieri. Sipas ministrisë 66-vjeçari vuante edhe nga sëmundje kronike pulmonare, hipertension, hemorragji gastro-intestinale.

Njoftimi:

COVID-19/ Ndërron jetë në spitalin infektiv pacienti 66-vjeçar, viktima e 8 në Shqipëri Një pacient 66-vjeçar nga Fieri, i konfirmuar me COVID-19 pësoi vdekje të papritur (infarkt) mëngjesin e sotëm në spitalin infektiv. 66-vjeçari trajtohej prej dy ditësh në spitalin infektiv në QSUT. Pavarësisht ndihmës së menjëherëshme të stafit mjekësor, 66-vjeçari që vuante nga sëmundje kronike pulmonare, hipertension, hemorragji gastro-intestinale, nuk arriti të mbijetojë. 66-vjeçari është viktima e tetë e prekur nga COVID-19 në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerit dhe apelon dhe një herë qytetarët të respektojnë me shumë rigorozitet rregullat e izolimit dhe distancimit social si dhe të telefonojnë urgjencën kombëtare në numrin 127 në rast se kanë shenja të sëmundjes.

Një ditë më parë Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në Shqipëri janë 174 të infektuar me Covid-19, mes tyre 4 fëmijë. Ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 8. Po kështu, harta e infektimit është zgjeruar. Tropoja i është bashkuar listës me 2 të infektuar, ndërsa epiqendra është në Tiranë me 102 të infektuar. 12 mjekë dhe infermierë janë prekur, ndërkohë që Spitali Infektiv, COVID1 po mbush kapacitetet me 73 shtretër. Mjekët bëjë apel që qytetarët të qëndrojnë brenda.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet viktimat e covid ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll