Aktualitet

BE zyrtarizon hapjen e negociatave me Shqipërinë/ Ambasada amerikane: SHBA partneri juaj në këtë rrugëtim

27 Mars 2020, 09:37 Nga DOSJA
BE zyrtarizon hapjen e negociatave me Shqipërinë/ Ambasada amerikane:

Tiranë- Ambasada Amerikane në vendin tonë, për vendimin e Bashkimit Europian për hapjen e negociatave me vendin tonë, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara do të mbeten partneri i Shqipërisë në çdo hap të këtij rrugëtimi.

“Ne mirëpresim vendimin e Këshillit Europian për të çelur negociatat e anëtarësimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Shtetet e Bashkuara do të mbeten partneri juaj në çdo hap të këtij rrugëtimi.” Deklaratë nga Sekretari i Shtetit Mike Pompeo: https://bit.ly/2WOCpr4″, thuhet në reagimin e ambasadës amerikane.

Bashkimi Europian ka zyrtarizuar vendimin për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë. Ministria e Punëve të Jashtme njofton se Këshilli Evropian vendosi sot për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë.

Më 24 mars, Bashkimi Evropian i dha dritën jeshile Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për të nisur bisedimet për anëtarësim në union. Për Maqedoninë e Veriut nuk ka kushte, ndërsa për Shqipërinë janë disa ‘detyra shtëpie’ për t’u përmbushur.  Një nga detyrat është që Shqipëria duhet të miratojë Reformën Zgjedhore sipas rekomandimeve të OSBE-ODIHR dhe  të sigurojë vijimin e zbatimit të Reformës në Drejtësi me funksionimin e Gjykatës Kushtetuese përfshi Gjykatën e Lartë.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ambasada amerikane be çel negociatat me shqiperinë ambasada amerikane be çel negociatat me shqiperinë

Sondazh

Poll