Aktualitet

Rritet numri, 35-vjeçari nga Vau i Dejës i infektuar me COVID-19, 12 ditë më parë u kthye nga Italia

27 Mars 2020, 07:41 Nga DOSJA
Rritet numri, 35-vjeçari nga Vau i Dejës i infektuar me COVID-19, 12

Shkodër-Rritet numri i personave të infektuar me COVID-19 në vendin tonë. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se një tjetër person është konfirmuar me koronavirus në qarkun e Shkodrës. Të njëjtat burime bëjnë me dije se i infektuari është një 35-vjeçar nga Vau i Dejës, i cili ka pasur histori udhëtimi në Itali. Mësohet se ai ka ardhur në Shqipëri 12 ditë më parë. Tashmë ai ndodhet i shtruar në spitalin Infektiv në Tiranë.

Një ditë më parë Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në Shqipëri janë 174 të infektuar me Covid-19, mes tyre 4 fëmijë. Ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 7. Po kështu, 17 nga të prekurit janë shëruar, por harta e infektimit është zgjeruar. Tropoja i është bashkuar listës me 2 të infektuar, ndërsa epiqendra është në Tiranë me 102 të infektuar. 12 mjekë dhe infermierë janë prekur, ndërkohë që Spitali Infektiv, COVID1 po mbush kapacitetet me 73 shtretër. Qytetarët duhet të qëndrojnë brenda.

J.V/Dosja.al 

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet viktimat e covid ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll