Sport

Messi me shokë shtangin presidentin Bartomeu: Nuk pranojmë ulje rrogash

26 Mars 2020, 19:55 Nga DOSJA
Messi me shokë shtangin presidentin Bartomeu: Nuk pranojmë ulje

Reagim i paparashikueshëm te Barcelona!

Presidenti Josep Maria Bartomeu iu ka kërkuar futbollistëve një mendim në lidhje me reduktimin ose shkurtimin e rrogës, meqë e gjithë bota po vuan që tani pasojat e koronavirusit. Spanja, madje, është vendi i dytë në Europë më i prekur nga kjo pandemi e frikshme.

Përgjigjia që Bartomeu ka marrë nga Messi & Co ka qenë e papritur. Ata nuk kanë pranuar që t’iu ulet rroga. Formacioni katalanas është përgjigjur negativisht dhe nuk është dakord. Bartomeu u ka premtuar një kompensim të mëtejshëm në formë bonusesh, por ata kanë refuzuar edhe këtë variant.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport barcelona messi rrogat barcelona messi rrogat

Sondazh

Poll