Sport

Rezultoi dështim në Premier League, Barcelona do “Mister 60-milionëshin”

26 Mars 2020, 19:23 Nga DOSJA
Rezultoi dështim në Premier League, Barcelona do “Mister

Tanguy Ndombele duket se ka një shans për t’u transferuar te Barcelona.

Mesfushori francez në verën e shkuar u shit te Tottenham për 60 milionë euro. Ai u bë lojtari më i shtrenjtë i blerë nga “Spurs”. Zgjedhja e tij u duk e papritur dhe në fakt nuk rezultoi blerje e goditur as për anglezët.

Rendimenti i tij nuk ka bindur askënd në ishull dhe trajneri Jose Mourinho nuk e ka problem për ta shitur. Barcelona ka marrë sinjalet e duhura dhe është vënë në lëvizje.

Katalanasit kanë nevojë për muskuj dhe “gjak të freskët” në mesfushë, që do të pësojë disa ndryshime. Alternativa, sipas Mundo Deportivo, është Fabian Ruiz i Napolit.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport barcelona ndombele tottenham barcelona ndombele tottenham

Sondazh

Poll