Sport

‘Një kafshë me para, u blija makina’/ Habit Mike Tyson: Kam bërë seks me mamatë, kushërirat dhe motrat e miqve

26 Mars 2020, 19:33 Nga DOSJA
‘Një kafshë me para, u blija makina’/ Habit Mike Tyson:

Ish-boksieri i njohur, Mike Tyson ka rrëfyer të kaluarën e tij, në një deklaratë të bërë nga ish-kampioni i peshave të rënda,Tyson ka treguar se ai ishte shumë i keq, aq sa nuk pyeste për miqtë, duke treguar se bënte seks me nënat ose motrat e tyre. Në këtë rast, ish-boksieri ka folur për festat në të cilat merrte pjesë ku ai ishte në kulmin e karrierës së tij.

“Kur unë isha i ri, isha një kafshë me para. I jepja miqve shumë para dhe festoja me të gjithë. Madje isha aq keq sa shkoja me nënat, motrat ose kushërirat e tyre dhe bëja seks”, deklaroi ai.

Gjithashtu iu bleja shumë makina vajzave. Unë isha aq i sëmurë sa nuk e kuptoja veten time. Unë tani po punoj për të qenë një shembull. Nuk dua të tregoj ose të kujtoj atë personin e parë që kam qenë. Nëse del ai person, atëherë del ferri bashkë me të. Mund të dukem sikur kam qenë një djalë i ashpër, por unë e urrej atë tip që kam pasur. Në burg rraskapitesha nga seksi i shumtë që bëja,”- u shpreh Tyson.

Amerikani u dënua me 6 vite burg në vitin 1992 për përdhunim, nga të cilat kreu më pas 3 vite.

(e.c/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport mike tyson mike tyson

Sondazh

Poll