Sport

Koronavirusi bën kërdinë, anglezët quajnë të pavlefshëm sezonin për futbollin amator

26 Mars 2020, 18:17 Nga DOSJA
Koronavirusi bën kërdinë, anglezët quajnë të

Anglia deri tani, ashtu si ligat e tjera të futbollit europian, ende nuk ka marrë një vendim për Premier League në këtë valë të frikshme të koronavirusit, por për futbollin amator po.

Sipas BBC, Federata Angleze e Futbollit ka vendosur që nga kategoria e shtatë e poshtë sezoni ka mbaruar dhe nuk do të luhet më për këtë vit futbollistik. Të gjitha skuadrat kanë rënë dakord. Në anën tjetër, shpëton National League (divizioni i pestë).

Do të vazhdojë gjithçka sipas programit në Premier League, Championship, League One, League Two dhe Conference League, por edhe Rajonalet bashkë me National League. Më saktë, do të merret një vendim i mëtejshëm.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport anglia futboll koronavirus anglia futboll koronavirus

Sondazh

Poll