Sport

Rivaldo nuk e preferon Lautaron, kërkon vetëm një lojtar për Barcelonën

26 Mars 2020, 16:25 Nga DOSJA
Rivaldo nuk e preferon Lautaron, kërkon vetëm një lojtar për

“Lautaro Martinez nuk do të ishte një zgjidhje për Barcelonën”. Ky është mendimi i legjendës Rivaldo, i cili ka komentuar shkurtimisht merkaton e klubit katalanas.

“Neymar është i preferuari im për ta bërë Barcelonën më të fortë. Lautaro Martinez është vetëm 22 vjeç. Duhet të rritet akoma dhe të fitojë përvojë. Është një lojtar i mirë për momentin dhe mund të bëhet një futbollist i madh në të ardhmen”, ka thënë Rivaldo.

Sipas brazilianit, bashkëpatrioti i tij është partneri ideal për Leo Messin. “Neymar është 28 vjeç dhe ka akoma shumë për të dhënë. Ai e njeh klubin dhe ka një personalitet që të lejon të bësh diferencën. Besoj se edhe Leo do të gëzohej për kthimin e tij”.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport barcelona lautaro rivaldo barcelona lautaro rivaldo

Sondazh

Poll