Sport

Interi vulos largimin e parë, veterani largohet pas një viti nga skuadra

26 Mars 2020, 17:54 Nga DOSJA
Interi vulos largimin e parë, veterani largohet pas një viti nga

Interi është duke punuar për merkaton e verës pavarësisht koronavirusit. Mediat italiane raportojnë se Diego Godin, lojtari i cili mbërriti këtë sezon me parametra zero nga Atletico Madrid, do të largohet.

Tashmë 34 vjeç, uruguajiani nuk mund të pëballojë gjithë sezonin, shkak edhe dëmtimet. Edhe pse ka zhvilluar 17 ndeshje, niveli i tij nuk është se ka qenë ai që pritej.

Mes pretendentëve për ta siguruar është Tottenham i Jose Mourinho, që e njeh mirë senatorin uruguajian. Jose do ta donte edhe për t’i dhënë më të rinjve besim. Sakaq, Special One e kërkoi edhe kur drejtonte Manchester United.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport godin inter merkato godin inter merkato

Sondazh

Poll