Sport

Real Madrid gati të mposhtë koronavirusin, kthen stadiumin “Santiago Bernabeu” në depo

26 Mars 2020, 15:09 Nga DOSJA
Real Madrid gati të mposhtë koronavirusin, kthen stadiumin

SPANJË- Real Madrid, në ballë të luftës kundër koronavirusit, që ka mbërthyer prej ditësh kryeqytetin e Spanjës dhe je jo vetëm. Klubi mbretëror ka njoftuar se ka arritur një marrëveshje me Këshillin e Lartë të Sportit që stadiumi “Santiago Bernabéu” të shndërrohet në qendrën kryesore për mbledhjen e furnizimeve të kujdesit shëndetësor.

“Klubi i Fubollit Real Madrid, në bashkëpunim me Këshillin e Lartë të Sporteve, po fillon një projekt në Madrid për furnizimin dhe shpërndarjen e pajisjeve shëndetësore strategjike me qëllim luftimin e pandemisë COVID-19. “Santiago Bernabéu” do të bëhet një hapësirë e përshtatur për të ruajtur furnizime shëndetësore të destinuara për të luftuar këtë pandemi ”, shkruhej në deklaratën e klubit.

Disa futbollistë të Real Madrid gjithashtu janë mobilizuar pasi Spanja kërkon të zgjidhë krizën. Sergio Ramos dhe gruaja e tij Pilar Rubio do të dhurojnë 264.571 maska, 1000 artikuj pajisje mbrojtëse dhe 15,000 teste përmes një donacioni financiar të bërë nga UNICEF, për të cilin mbrojtësi spanjoll është një ambasador.Ndërkohë, mesfushori Isco, së bashku me partneren e tij, aktoren Sara Sálamo, kanë nisur një fushatë të quajtur ‘Descorónate’, e cila synon të mbledhë 500,000 euro për blerjen e furnizimeve mjekësore për spitalet në Spanjë.

(E.Ç. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport koronavirusi ne spanje koronavirusi ne sport real madrid koronavirusi ne spanje koronavirusi ne sport real madrid

Sondazh

Poll