Sport

FOTO/ Krahasoi Kurtin me Kim Jong-un, arbitri Qëndrim Vata pezullohet nga Federata

26 Mars 2020, 15:59 Nga DOSJA
FOTO/ Krahasoi Kurtin me Kim Jong-un, arbitri Qëndrim Vata pezullohet nga

KOSOVË- Arbitri i futbollit Qendrim Vata është dënuar nga Federata e Futbollit, për shkak të një postimi në rrjetet sociale, në të cilin ka fyer kryeministrin në detyrë Albin Kurti. Vetë arbitri ka publikuar mendimin e tij në lidhje me situatën politike në Kosovë.

Ai e ka krahasuar Albin Kurtin që tashmë u rrëzua si kryeministër, me diktatorin korean Kim Jong Un. Kjo solli menjëherë vendimin e Federatës të Futbollit në Kosovës, duke e pezulluar arbitrin dhe njëkohësisht duke hapur një procedurë për Qëndrim Vatën.

Më pas, Vata, po në Facebook reagoi, duke thënë se dikush i kishte marrë fjalëkalimin dhe se ai nuk qëndron prapa kësaj. Pavarësisht arsyetimit të tij, ai nuk i shpëtoi dënimit nga Federata.

(E.Ç. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport albin kurti kim jong un pezullohet arbitri qerim vata albin kurti kim jong un pezullohet arbitri qerim vata

Sondazh

Poll