Politike

BE 50 mln € Shqipërisë për luftën me COVID-19, Rama, Meta e Basha falenderojnë njëzëri unionin

24 Mars 2020, 18:21 Nga DOSJA
BE 50 mln € Shqipërisë për luftën me COVID-19, Rama,

TIRANË- Bashkimi Evropian ka vendosur që të ndihmojë Shqipërinë. Sinjali i parë erdhi nga Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Vaferlei, i cili shkruante se për Ballkanin Perëndimor do kishte një fond deri në 30 milionë Euro.

Por duket se Vaferlei ishte gabm, pasi BE vetëm për Shqipërinë ka akorudar një fond që shkon 50 milionë Euro dhe është ndarë në 3 zëra. Lajmi i mirë është dhënë nga ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Luigi Soreca, i cili shkruan se Shqipëria nuk është vetëm në këtë luftë.

Soreca në reagimi ne tij ka bërë me dije detaje se si do ndahet ky fond, ku parashikohen 4 milionë Euro për blerjen e pajisjeve mjekësore, por është menduar dhe për rimëkëmbjen ekonomike pas përfundimitt ë luftës me COVID-19.

Menjëherë pas bërjes publike të lajmit nga ambasadori kanë ardhur dhe reagimet politike. Kryeministri Edi Rama që shprehet se “Zoti i shqiptarëve është i Madh”, Presidenti Ilir Metas që e quan një ndihmë të çmuar, ndërsa kreu i PD, Lulzim Basha, shkruan se nuk jemi vetëm dhe i është mirënjohës BE-së.

Si do ndahen fondet: ▶4 mln€ për pajisje dhe mbështetje shëndetësore ▶11 mln€ për mbrojtjen sociale dhe ▶deri në 35 mln€ për rimëkëmbjen ekonomike.

Numri i prekurve me Covid-19 në vendin tonë sot ka shkuar në 123, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 5. Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Ndërkohë harta e të prekurve në vend sa vjen dhe zgjerohet. Sot janë shënuar të infektuar edhe në Lezhë, Has dhe Berat. Edhe pse qytetarët sot e kanë të lejuar që të dalin deri në orën 13:00 nga shtëpia, radhë pafund janë shënuar tek trugu Agro-Kulturor dhe në spitalin Onkologjik. Ndërkohë kryeministri Edi Rama dje u shpreh se këtë javë do të ketë një “bum” të infektuarit si pasojë e kurbës natyrale të virusit. Ai bëri thirrje për respektimin e masave ndryshe do të vihet në zbatim “ligji i luftës”.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike be ndihmon shqiperine edi rama ilir meta luigi soreca lulzim basha masat kunder covid 19 be ndihmon shqiperine edi rama ilir meta luigi soreca lulzim basha masat kunder covid 19

Sondazh

Poll