Politike

Hapja e negociatave me kushte, Rama: Pas çlirimit, nis puna për të plotësuar kushtet e BE!

24 Mars 2020, 15:51 Nga DOSJA
Hapja e negociatave me kushte, Rama: Pas çlirimit, nis puna për

TIRANË- Kryeministri Rama ka përshëndetur vendimin e Këshillit Evropian për hapjen e negociatave. Teksa e quajti si “bajate” vonesën, Rama tha se tashmë vendi nis një fazë të re dhe shtoi se qeveria e tij do t’i përmbushë të gjitha detyrat e vendosura nga Bashkimi Evropian.

Sot Shqipëria mori viston për hapjen e negociatave, më në fund se u bënë bajat duke sajuar lloj lloj vicklash (naze). Kjo botë nuk është rrotulluar kurrë kollaj për shqiptarët, por Shqipëria nuk ka për të humbur asnjë luftë. Do të bëjmë reforma modernizuese. ‘Po’-ja në bllok, dera e dhomës së pritjes u hap më në fund.  Shqipëria hyri në një fazë të re të historisë së saj në mes të një luftë botërore. Do të vijojmë po njëlloj dhe do i bëjmë detyrat e kësaj shtëpie, jo se na i kërkojnë ata, por amaneti i të parë dhe borxhi që u kemi fëmijëve tanë.  Nuk do të ndalemi në plotësimin e cdo detyre, derisa se të ulemi në dhomën e madhe të ndenjes së BE-së, ku fëmijët tanë do të luajnë në të njëjtin kopsht të mbarë Europës dhe eshtrat e rilindasve tanë do të prehen të qeta dhe do të valëvitet i barabartë mes të barabartëve flamuri i Gjergj Kastriotit, por puna është ende e madhe. Nuk do të bënim festë edhe sikur kjo ‘PO’ të na gjente në kohë paqeje. Sot ka vetëm një festë, nga clirimi nga armiku i padukshëm nga ky armik. Atë ditë të madhe clirimi kur t’ja kemi dalë ti mbijetojmë kësaj lufte. E dua atë ditë, si lotësh dhimbjesh, për ata që nuk mbijetuan dhe shpëtimi falë solidaritetit të madh, që i vuri kufirin te thana armikut” tha ai.

Deklarata e kryeministrit Edi Rama, vjen pas vendimit të 27 ministrave të Jashtëm të vendeve të BE për t’i dhënë dritën jeshile negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Pas lajmit pozitiv që është marrë në mbledhjen e ministrave të Jashtëm të Vendeve të BE, kanë ardhur dhe reagimet politike në Shqipëri. Lajmi vjen në një kohë kur vendi është prekur nga pandemia globale e koronavirusit, ku edhe kryeministri bëri publik planin e masave dhe ndihmës për 123 mijë familje shqiptare që janë në nevojë.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike be çel negociatat me shqiperinë edi rama be çel negociatat me shqiperinë edi rama

Sondazh

Poll