Politike

50 milionë euro për Shqipërinë, Basha falenderon BE-në: Nuk jemi vetëm

24 Mars 2020, 18:04 Nga DOSJA
50 milionë euro për Shqipërinë, Basha falenderon BE-në:

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka falenderuar Bashkimin Europian për fondin e 50 milionë eurove që ka vënë në dispozicion të Shqipërisë, në këtë kohë që po lufton me Covid-19. Në një status në rrjetet sociale, Basha ka shpërndarë mesazhin e ambasadorit të BE-së dhe krahas tij shkruan se shqiptarët nuk janë vetëm.

“Nuk jemi vetëm! Mirënjohje Bashkimit Europian për këtë ndihmë të çmuar për shqiptarët dhe Shqipërinë, në këtë ditë të vështirë!,“- shkruan Basha krah postimit.

BE i dhuron Shqipërisë 50 milionë Euro për përballimin e situatës së COVID-19. Milionat do përdoren për blerje të pajisjeve mjekësor, për mbrotjen sociale dhe rimëkëmbjen e ekonomisë. Liderët e politikës në vend kanë reaguar pas këtij vendimi të BE dhe kanë shprehur falenderime.

Numri i prekurve me Covid-19 në vendin tonë sot ka shkuar në 123, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 5. Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Ndërkohë harta e të prekurve në vend sa vjen dhe zgjerohet. Sot janë shënuar të infektuar edhe në Lezhë, Has dhe Berat. Edhe pse qytetarët sot e kanë të lejuar që të dalin deri në orën 13:00 nga shtëpia, radhë pafund janë shënuar tek trugu Agro-Kulturor dhe në spitalin Onkologjik. Ndërkohë kryeministri Edi Rama dje u shpreh se këtë javë do të ketë një “bum” të infektuarit si pasojë e kurbës natyrale të virusit. Ai bëri thirrje për respektimin e masave ndryshe do të vihet në zbatim “ligji i luftës”.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike be 50 mln euro fond per shqiperine be ndihmon shqiperine lulzim basha masat kunder covid 19 be 50 mln euro fond per shqiperine be ndihmon shqiperine lulzim basha masat kunder covid 19

Sondazh

Poll