Politike

‘I ra të fikët ajfonit’, Rama i hedh fajin telefonit për vonesën e komunikimit publik dhe fsheu arsyen e vërtetë

24 Mars 2020, 16:42 Nga DOSJA
‘I ra të fikët ajfonit’, Rama i hedh fajin telefonit

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka sqaruar vonesën e pazakontë të komunikimit të tij me qytetarët. Në një reagim në Facebook, Rama njoftoi se do kishte një komunikim në orën 15:00, por para publikut dore vitem pas orës 16:00, një vonesë e pazakontë për të.

Për vonesën Rama ia vuri fajin telefonit të tij, duke shtuar se i ishte fikur pasi punon me të 20 orë në ditë. “? Ndjesë për vonesën e mesazhit, po si duket u lodh ajfoni im nga puna skllavëruese 20 orë në ditë dhe i ra të fikët e mezi po përmendet?”,  shkruan Rama.

Ky reagim i tij u bë lajm në disa media, por Kryeministri reagoi sërish pasi tha se deklaratën e kishin keqinterpretuar. Në një reagim të dytë kreu i qeverisë shkruan: “? ARSYEJA? dhe LAJMI? dhe pastaj e kam unë fajin kur ju them ruajuni nga burimet e infeksioneve mediatike? Zoti i Madh i shqiptarëve i mëshiroftë?”.

Por si qëndron e vërteta për fikjen e telefonit?

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Rama ka shktuar shumë sigurinë e tij në Kryeministri dhe nuk pranon të takohet me asnjë nga vartësit. Ai ka lënë në shtëpi të gjthë bashkëpunëtorët dhe komunikon me ta vetëm online. Po ashtu Dosja.al mëson se Rama nuk pranon as kameramin e ERTV që ta filmojë, por komunikimet me publikun do i bëj vetëm nga telefoni i tij. Masat e rrepta të marra nga Kryeministri kanë qenë dhe shkak për mbajtjen online të mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ajfoni i rames edi rama koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 ajfoni i rames edi rama koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19

Sondazh

Poll