Politike

COVID-19/ Komisioneri për Zgjerimin jep lajmin e mrië: BE ka vendosur vendet e Ballkanit Perëndimor me 30 mln €

24 Mars 2020, 16:03 Nga DOSJA
COVID-19/ Komisioneri për Zgjerimin jep lajmin e mrië: BE ka vendosur

BRUKSEL- Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Vaferlei ka bërë sot me dije se Bashkimi Evropian ka vendosur që të ndihmojë vendet e Ballkanit Perëndimor me 30 milionë Euro në luftën kundër COVID-19.

Në një reagim në mediat sociale, Veferlei shprehet se këto para do të përdoren për të blerë pajisje mjekësore po shqyrtojmë masa për të zbutur ndikimin negativ ekonomik të kësaj krize.

Në të njëjtën kohë ne punojmë shumë për të mbështetur Ballkanin Perëndimor në përgjigjen për luftën kundër COVID-19. Ne mobilizuam 30 milion € për mbështetje të shpejtë të pajisjeve mjekësore dhe po shqyrtojmë masa për të zbutur ndikimin negativ ekonomik të kësaj krize”, shkruan Komisionieri për Zgjerimin.

Numri i prekurve me Covid-19 në vendin tonë sot ka shkuar në 123, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 5. Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Ndërkohë harta e të prekurve në vend sa vjen dhe zgjerohet. Sot janë shënuar të infektuar edhe në Lezhë, Has dhe Berat. Edhe pse qytetarët sot e kanë të lejuar që të dalin deri në orën 13:00 nga shtëpia, radhë pafund janë shënuar tek trugu Agro-Kulturor dhe në spitalin Onkologjik. Ndërkohë kryeministri Edi Rama dje u shpreh se këtë javë do të ketë një “bum” të infektuarit si pasojë e kurbës natyrale të virusit. Ai bëri thirrje për respektimin e masave ndryshe do të vihet në zbatim “ligji i luftës”.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike masat kunder covid 19 ndihma e be per covid-19 oliver vaferlei masat kunder covid 19 ndihma e be per covid-19 oliver vaferlei

Sondazh

Poll