Politike

Hapja e negociatave, Ruçi: Vendim i historik dhe i merituar për Shqipërinë

24 Mars 2020, 16:13 Nga DOSJA
Hapja e negociatave, Ruçi: Vendim i historik dhe i merituar për

TIRANË- Kryetari i  Kuvendit, Gramoz Ruçi,  ka përshendetur vendimin e Bashkimit Evropian për të hapur negociatat me Shqipërinë. Ruçi në një reagim shprehet se se ky vendimin që një ngjarje historike dhe është një vendim i merituar për Shqipërinë.

Ky vendim është  një ngjarje e madhe historike për Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe gjithë rajonin. Është një vendim i rëndësishëm edhe për vetë Bashkimin Europian. Është një vendim i merituar për Shqipërinë, që rikonfirmon se trashëgimia. rrënjet, kultura dhe aspiratat tona kanë prodhuar e konsoliduar vlerat tona europiane. Kuvendi i Shqipërisë është krenar për kontributin dhe legjitimitetin që i dha këtij procesi të gjatë e të vështirë, që më në fund gjeti mbështetjen dhe konsensusin e të gjitha vendeve anëtare. Shpreh  mirënjohjen dhe vlerësimin tim për të gjiithë protagonistët dhe kontribuesit në këtë sukses kombëtar. Tashmë Shqipëria jonë hodhi një hap të rëndësishëm drejt konfirmimit si  një vlerë e bashkuar e Bashkimit Europian.”, është ky mesazhi i Ruçit.

Bashkimi Evropian i ka dhënë sot dritën jeshile Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për të nisur bisedimet për anëtarësim në union. Për Maqedoninë e Veriut nuk ka kushte, ndërsa për Shqipërinë janë disa ‘detya shtëpie’ për t’u përmbushur. Politika shqiptare përgatitet.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike be çel negociatat me shqiperinë gramoz ruci integrimi i shqiperise ne be be çel negociatat me shqiperinë gramoz ruci integrimi i shqiperise ne be

Sondazh

Poll