Politike

Soreca detajon milionat e BE për Shqipërinë: Ja për çfarë mund të përdoren paratë

24 Mars 2020, 18:02 Nga DOSJA
Soreca detajon milionat e BE për Shqipërinë: Ja për

TIRANË- Ambasadori i BE në Shqipëri, Luigi Soreca, ka detajuar fondin e dhënë nga BE si ndihmë për Shqipërinë për përballimin e luftës me COVID-19. Sipas Sorecës, 4 milionë janë pajisje shëndetësore, 11 milionë për mbrojtjen sociale dhe 35 milionë për rimëkëmbjen ekonomike.

I lumtur të njoftoj ndihmën konkrete të BE-së ?? për #Shipërinë ?? në luftën kundër #COVID19. ▶4 mln€ për pajisje dhe mbështetje shëndetësore ▶11 mln€ për mbrojtjen sociale ▶deri në 35 mln€ për rimëkëmbjen ekonomike. BE-ja është gjithmonë me ?? në kohë nevoje. Jemi gjithmonë me Shqipërinë“, shprehet ambasadori Soreca.

BE i dhuron Shqipërisë 50 milionë Euro për përballimin e situatës së COVID-19. Milionat do përdoren për blerje të pajisjeve mjekësor, për mbrotjen sociale dhe rimëkëmbjen e ekonomisë. Liderët e politikës në vend kanë reaguar pas këtij vendimi të BE dhe kanë shprehur falenderime.

Numri i prekurve me Covid-19 në vendin tonë sot ka shkuar në 123, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 5. Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Ndërkohë harta e të prekurve në vend sa vjen dhe zgjerohet. Sot janë shënuar të infektuar edhe në Lezhë, Has dhe Berat. Edhe pse qytetarët sot e kanë të lejuar që të dalin deri në orën 13:00 nga shtëpia, radhë pafund janë shënuar tek trugu Agro-Kulturor dhe në spitalin Onkologjik. Ndërkohë kryeministri Edi Rama dje u shpreh se këtë javë do të ketë një “bum” të infektuarit si pasojë e kurbës natyrale të virusit. Ai bëri thirrje për respektimin e masave ndryshe do të vihet në zbatim “ligji i luftës”.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike be ndihmon shqiperine koronavirusi ne shqiperi luigi soreca masat kunder covid 19 be ndihmon shqiperine koronavirusi ne shqiperi luigi soreca masat kunder covid 19

Sondazh

Poll