Politike

Wadephul: Gjermania dhe partnerët e saj Europianë, të palëkundur për përmbushjen e plotë të 15 kushteve para se të nisi

24 Mars 2020, 16:19 Nga DOSJA
Wadephul: Gjermania dhe partnerët e saj Europianë, të

GJERMANI- Zëvendës Kryetari i i Grupit Parlamentar CDU/CSU, Johann Wadephul në Bundestagun gjerman ka reaguar pas hapjes së negociatave për Shqipërinë nga Bashkimi Evropian. Në një deklaratë Wadephul shprehet se Gjermania dhe Partnerët e saj Evropianë janë të palëkundur për përmbushjen e plotë të 15 kushteve para s të nisin negociatat me Shqipërinë.

“Vendimi i sotëm i Këshillit të Ministrave të Bashkimit Europian konfirmon perspektivën europiane të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Ky është një sinjal inkurajimi dhe shprese për qytetarët, sidomos në këto kohë të vështira të krizës së koronavirusit, e cila i ka prekur të dyja këto vende në shkallë të konsiderueshme.

Në të njëjtën kohë, vendimi i Këshillit të Ministrave është një deklaratë mosbesimi ndaj Komisionit Europian. Ky i fundit kishte propozuar që negociatat me Shqipërinë të nisin pa kushte. Fakti që vendet anëtare sot kanë vendosur 15 kushte deshmon se ato presin që Komisioni Europian të monitorojë progresin në mënyrë më strikte dhe me më shumë kujdes. Kjo vlen për përmbushjen e 15 parakushteve si edhe për të gjithë procesin e negociatave.

Ne jemi të bindur se Komisioni i ri Europian nën drejtimin e Presidentes Ursula von der Leyen do ta marrë këtë parasysh. Grupi parlamentar  CDU/CSU bashkë me gjithë partnerët e tij Europianë, do të jetë i palëkundur derisa 15 parakushtet të përmbushen plotësisht përpara se të nisin negociatat e pranimit me Shqipërinë”, është ky reagimi i Wadephul.

Bashkimi Evropian i ka dhënë sot dritën jeshile Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për të nisur bisedimet për anëtarësim në union. Për Maqedoninë e Veriut nuk ka kushte, ndërsa për Shqipërinë janë disa ‘detya shtëpie’ për t’u përmbushur. Politika shqiptare përgatitet.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike be çel negociatat me shqiperinë integrimi i shqiperise ne be johan wadephul be çel negociatat me shqiperinë integrimi i shqiperise ne be johan wadephul

Sondazh

Poll