Politike

BE 50 mln € për Shqipërinë në luftën kundër COVID, Rama: Zoti i shqiptarëve është i Madh

24 Mars 2020, 17:45 Nga DOSJA
BE 50 mln € për Shqipërinë në luftën kundër

TIRANË- Bashkimi Evropian do të ndihmojë Shqipërinë në luftën kundër COVID-19. Vetë Kryeministri Edi Rama ka bërë publik këtë lajm, duke thënë se BE i ka akorduar Shqipërisë një fond prej 50 milionë Eurosh. Rama ka falenderuar BE-në dhe shkruan se Zoti i shqiptarëve është i madh. 

? BASHKIMI EUROPIAN I AKORDON SHQIPËRISË 50 MILIONË EURO PËR LUFTËN KUNDËR COVID-19??❤️?? Zoti i shqiptarëve është i Madh”, shkruan Rama.

BE i dhuron Shqipërisë 50 milionë Euro për përballimin e situatës së COVID-19. Milionat do përdoren për blerje të pajisjeve mjekësor, për mbrotjen sociale dhe rimëkëmbjen e ekonomisë. Liderët e politikës në vend kanë reaguar pas këtij vendimi të BE dhe kanë shprehur falenderime.

Numri i prekurve me Covid-19 në vendin tonë sot ka shkuar në 123, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 5. Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Ndërkohë harta e të prekurve në vend sa vjen dhe zgjerohet. Sot janë shënuar të infektuar edhe në Lezhë, Has dhe Berat. Edhe pse qytetarët sot e kanë të lejuar që të dalin deri në orën 13:00 nga shtëpia, radhë pafund janë shënuar tek trugu Agro-Kulturor dhe në spitalin Onkologjik. Ndërkohë kryeministri Edi Rama dje u shpreh se këtë javë do të ketë një “bum” të infektuarit si pasojë e kurbës natyrale të virusit. Ai bëri thirrje për respektimin e masave ndryshe do të vihet në zbatim “ligji i luftës”.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike be ndihmon shqiperine edi rama luigi soreca be ndihmon shqiperine edi rama luigi soreca

Sondazh

Poll