Politike

“PO”-ja për negociatat, ambasada holandeze: Shqipëria ka bërë përparim të dukshëm, plotësoni kushtet

24 Mars 2020, 15:22 Nga DOSJA
“PO”-ja për negociatat, ambasada holandeze: Shqipëria ka

TIRANË– Ambasada holandeze në Tiranë ka reagur pasi Bashkimi Europaian ka dhënë një dritë jeshile për çeljen e negociatave për Shqipërinë. Në një reagim zyrtar, Hollanda pranon që Shqipëria ka bërë përpartime të dukshme, ndërkohë që shton se duhet vijuar me plotësimin e kushteve.

Reagimi i plotë 

Ne kemi rene dakort qe te hapen negociatat me Republiken e Maqedonise se Veriut dhe Shqiperine. Perpara se te zhvillohet Konferenca e pare Nderqeveritare, Shqiperia do te duhet te beje perparim te metejshem ne fushen e reformave per te plotesuar kushtet sikurse eshte rene dakort ne Konkluzionet e Keshillit. Shqiperia eshte ne rrugen e duhur, perparim i dukshem eshte bere sikurse dhe tregohen ne Raportin e Komisionit. Njekohesisht ka ende disa ceshtje qe kerkojne vemendje. Kjo eshte arsyeja pse Hollanda deshironte te shikonte disa kushte te perfshiheshin ne konkluzionet e Keshillit. Keshilli ka vendosur unanimisht qe Konferenca e pare Nderqeveritare do te zhvillohet nje here qe Shqiperia te kete plotesuar keto kushte.
Pas nje procedure me shkrim, konkluzionet e Keshillit do te miratohen zyrtarisht nga Keshilli.

Bashkimi Evropian i ka dhënë sot dritën jeshile Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për të nisur bisedimet për anëtarësim në union. Për Maqedoninë e Veriut nuk ka kushte, ndërsa për Shqipërinë janë disa ‘detya shtëpie’ për t’u përmbushur. Politika shqiptare përgatitet.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ambasada hollandeze be çel negociatat me shqiperinë integrimi i shqiperise ne be ambasada hollandeze be çel negociatat me shqiperinë integrimi i shqiperise ne be

Sondazh

Poll