Politike

Këshilli i Sigurisë Kombëtare mblidhet nesër online. Rama humb mundësinë të takohet me Bashën

24 Mars 2020, 15:24 Nga DOSJA
Këshilli i Sigurisë Kombëtare mblidhet nesër online. Rama

TIRANË- Presidenca ka hequr dorë nga organizimi mbledhjes së Këshillit të Sigurisë kombëtare në ambientet e presidencës ose të Pallatit të Brigadave. Gazetari Top Channel Muhamed Veliu nga dy burime që kanë ftesë për të marrë pjesë në këtë mbledhje, ka mësuar se këshilltarët  e sigurisë dhe pas konsultimin me mjekë presidentit Meta i kanë sugjeruar mbajtjen e këtij Këshilli online.

Të gjithë anëtarët permanent të Këshillit përfshi edhe kreun e PD Basha do të rreshtohen të gjithë në një ekran të madh të ndarë në kuadrate për të mbërritur me zë dhe figurë në presidencë.

Nisja e video konferencës për Këshillin E Sigurisë Kombëtare pritet të nisë ditën e nesërme ora 12:00. Nëse kjo mbledhje do të organizohej në presidencë siç ishte planifikuar atëherë do të ishte një mundësi e mirë për kryeministrin dhe shefin e opozitës të takoheshin në distancë dhe pa shtrëngim duarsh.

(Marrë nga Top Channel)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama ilir meta keshilli i sigurisë kombëtare lulzim basha edi rama ilir meta keshilli i sigurisë kombëtare lulzim basha

Sondazh

Poll