Politike

Çelja e negociatave, ambasadori Zingraf: Shqipëria hedh hapin e radhës drejt BE-së

24 Mars 2020, 15:29 Nga DOSJA
Çelja e negociatave, ambasadori Zingraf: Shqipëria hedh hapin e

SHQIPËRI-Ambasadori gjerman në Shqipëri, Peter Zingraf, shprehet rreth dakordësisë së sotme të Këshillit të Përgjithshëm mbi çeljen e bisedimeve të anëtarësimit me Shqipërinë. Në një reagim zyrtar, Zingraf shkruan se Shqipëria ka hedhur hapin e parë drejt BE-së, dhe se kjo e fundit do të jetë gjithmonë krah vendit tonë. 

Shtetet anëtare të Bashkimit Evropian kanë rënë dakord të nisin bisedimet e anëtarësimit me Shqipërinë. Në këtë mënyrë BE tregon, se vlerëson përpjekjet e kryera nga Shqipëria, para së gjithash në kuadër të reformës në drejtësi. Ky vendim është një gur i rëndësishëm kilometrik për Shqipërinë në drejtim të anëtarësimit në BE. Në krizën e rëndë aktuale të corona-virusit ai është një shenjë e rëndësishme optimizmi për rrugën e përbashkët drejt të ardhmes. BE do të vazhdojë të jetë në krah të Shqipërisë dhe rajonit, Gjermania do të vijojë me vendosmëri angazhimin e saj si partner dypalësh. Vendimi skicon njëkohësisht edhe rrugën e reformave të mëtejshme, në të cilën do të duhet të ecë Shqipëria muajt e ardhshëm, në mënyrë që t’i jepet udhë konferencës së parë të anëtarësimit. Ne do të vazhdojmë të mbështesim Shqipërinë në këtë rrugë reformash,”- shprehet Zingraf.

Bashkimi Evropian i ka dhënë sot dritën jeshile Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për të nisur bisedimet për anëtarësim në union. Për Maqedoninë e Veriut nuk ka kushte, ndërsa për Shqipërinë janë disa ‘detya shtëpie’ për t’u përmbushur. Politika shqiptare përgatitet.

(A.K/f.m/Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike be çel negociatat me shqiperinë integrimi i shqiperise ne be peter zingraf be çel negociatat me shqiperinë integrimi i shqiperise ne be peter zingraf

Sondazh

Poll