Bota

Italia merr masa të rrepta për parandalimin e Covid-19, Conte: Karantina mund të zgjasë deri më 31 korrik

24 Mars 2020, 16:29 Nga DOSJA
Italia merr masa të rrepta për parandalimin e Covid-19, Conte:

ITALI-Ditën e sotme këshilli i ministrave në Itali ka vendosur një listë që përfshin 28 masa për të ndaluar njerzit që të dalin nga karantina. Sipas tyre masat do të vihen në zbatim për të gjithë vendin për periudha të paracaktuara që mund të zgjasë deri më 31 korrik të këtij viti.

“Për periudha të paracaktuara, secila zgjat jo më shumë se tridhjetë ditë, e cila mund të përsëritet dhe modifikohet edhe disa herë deri në 31 korrik 2020 derisa virusi të jetë zhdukur,”– tha kryeministri i Italisë Giuseppe Conte.

Në listë të kufizime që njerëzit do të zbatojnë këto ditë përfshihen: kufizimi i lëvizjes së njerëzve, mbyllja e publikut të rrugëve urbane, parqeve, zonave të lojërave, ndalimin e heqjes dhe hyrjes në territoret komunale, aplikimi i masës paraprake të karantinës për subjektet që kanë pasur kontakte të ngushta me raste të konfirmuara, ndalimi absolut për t’u larguar nga shtëpia, ndalimi i mbledhjeve në vende publike.

Po ashtu ata kanë vendosur që të në këtë zbatim rregullash do të jetë edhe kufizimi ose pezullimi i ngjarjeve, pezullimin e ceremonive civile dhe fetare, mbyllja e kinemave, teatrove, sallave të vallëzimit, disko, dhoma lojrash, pezullimin e kongreseve, pezullimi i institucioneve arsimore.

Gjithashtu është e ndaluar rreptësisht që të kenë komunikime me ata që mund të jenë të infektuar që përfshin kufizime specifike për pacientët, kufizimi i hyrjes së të afërmve tek të sëmurët.

Në rang global numri i personave të infektuar me COVID-19 ka shkuar në 82,750 të infektuae dhe 16,578 persona të tjerë kanë ndërruar jetë nga pandemia globale. Lajme të mira na vijnë nga Kina, pasi aty në 24 orët e fundit nuk ka pasur asnjë rast të ri me COVID-19. Në Europë, vendi më i prekur është Italia duke kapur 6 mijë të vdekur dhe më shumë se 63 mijë të infektuar. Por nuk mbetet pas as Spanja, e cila shënon me qindra të vdekur çdo ditë duke kapur shifrën e 2300 personave që kanë ndërruar jetë. Në Shqipëri deri më tani ka 123 persona të infektuar dhe 5 viktima.

Burimi:edizionenapoli

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni giuseppe conte koronavirusi ne itali giuseppe conte koronavirusi ne itali

Sondazh

Poll