Bota

Përplasjet Thaçi-Kurti/ Evropa e SHBA apel Kosovës: Jepini përparësi luftës kundër COVID-19, jo politikës

24 Mars 2020, 12:54 Nga DOSJA

Kosovë- Franca, Gjermania, Italia, Britania dhe SHBA i kanë drejtuar një thirrje të fortë sot shtetit të Kosovës, ku i kërkojnë që t’i japë një përparësi  luftës kundër COVID-19 dhe jo politikës. Ky reagim vjen pas përplasjeve të Hashim Thaçit dhe Kurtit, për masat e marra për COVID-19.

“Në momentin e vështirë si ky, u bëjmë thirrje të gjithë liderëve institucional dhe politik që të përqëndrohen në COVID-19 duke respektuar dispozitat Kushtetutese dhe autoritetin që u është besuar atyre përmes Kushtetutës. Në këtë moment kritik, i nxisim ata të ruajnë dhe sigurojnë integritetin dhe funksionalitetin e qeverisë dhe institucioneve të Kosovës dhe të japin përparësi luftës kundër COVID-19 në Kosovë e jo politikës, duke ju kujtuar se vendet tona kanë marrë të gjitha masat të jashtëzakonshme në këtë drejtim.“, thuhet në njoftim e shpërndarë nga ambasada britanike në Prishtinë.

Qeveria në Kosovë ka marrë masa që të ndalohet qarkullimi i makinave dhe qytetarëve nga ora 10:00 e mëngjesit deri në orën 16:00 të pasdites dhe nga ora 20:00 e  mbrëmjes deri në ora 06:00 në mëngjes. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka kundërshtuar masat e marra nga Kurti për COVID-19, pasi thekson se duhet të shpallet njëherë gjendja e jashtëzakonshme. Ai është shprehur se për këtë vendim do i drejtohet Gjykatës Kushtetuese. Numri i të infektuarve në Kosovë ka shkuar në 63.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi ne kosove koronavirusi ne kosove

Sondazh

Poll