Bota

Situatë dramatike në Spanjë, pista e patinazhit shndërrohet në morgun më të madh në kryeqytet, pas mungesës së arkivol

24 Mars 2020, 13:14 Nga DOSJA
Situatë dramatike në Spanjë, pista e patinazhit shndërrohet

SPANJË– Qeveria në Madrid është detyruar të kthejë një shesh patinazhi në një morg pasi numri i viktimave është shtuar shumë, për shkak të koronavirusit.

Shtëpitë funerale janë mbyllur për shkak të ‘mungesës së mjeteve mbrojtëse dhe maskave’ ndërsa kufomat e pajetë janë grumbulluar në spitalet publike dhe shtëpitë private.

Ajo ka çuar Këshillin Bashkiak, qeverinë ushtarake dhe rajonale të bien dakord ta kthejnë Pallatin e Akullit në ‘morgun më të madh’ në kryeqytet.

Pista e patinazhi në akull me hapsirë 1,800m2 zakonisht përdoret si një qendër e kohës së lirë, por gjithashtu mban edhe kampionate patinazhi. Sipas El Mundo, trupat do të mbërrijnë në vend sonte.

Këshilli i Qytetit tha: “Ne e dimë se është një çështje shumë delikate, por nuk kishte asnjë mundësi tjetër … është një reagim i nevojshëm. Spitalet nuk mund të përballojnë më shumë.”

Sheshi i akullit, i cili mbahet në një temperaturë prej zero gradë, do të mbajë trupat për të lehtësuar punën. Masa e dëshpëruar u diskutua për herë të parë disa ditë më parë kur COVID-19 shkaktoi një kaos në morgun e Madridit.

Autoritetet shëndetësore thonë se Spanja ka regjistruar një rritje rekord të numrit të të infektuarve nga pandemia vdekjeprurëse. Spanja njoftoi ditën e sotme 6,584 raste të reja me koronvirus, duke e çuar totalin në 39, 673. Numri i vdekjeve gjithashtu u rrit me një numër rekord prej 514 në 2,696.

Burimi: VOA

R.L/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronvirusi ne spanje madrid pista e patinazhit morg spanje koronvirusi ne spanje madrid pista e patinazhit morg spanje

Sondazh

Poll