Bota

64 emigrantë gjenden të vdekur brenda një kamioni në Afrikë

24 Mars 2020, 15:07 Nga DOSJA
64 emigrantë gjenden të vdekur brenda një kamioni në

AFRIKË- 64 emigrantë, janë gjetur të vdekur në një kamion brenda një kontinjeri në Malawi. Këtë e kanë konfirmuar zyrtarët e  emigracionit në Mozambik, ku sipas tyre dyshohet se të vdekurit janë nga Etiopas, ndërsa fatmirësisht 14 persona janë gjetur të gjallë.

Ata ishin në një rrugë të njohur trafikimi për njerëzit që shpresonin të shkonin   drejt Afrikës së Jugut.

Sipas drejtoreshës provinciale të shëndetësisë Tete, Carla Mosse, shërbimi i imigracionit e kishte ndaluar kamionin në  qytetin Moatize. Ajo tha se kanë nisur hetimet për të zbuluar se cilat janë  shkaqet e vdekjes.

Autoritetet bënë të mundur ndalimin e lamionit falë zhurmave që dëgjuan pasi shoferi i kamionit nuk kishte dashur që të ndalonte. Ishin 14 të mbijetuarit po godisnin kamionin dhe  dhe bërtisnin.

Burimi:BBC

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota emigrantet ne afrike emigrantet ne afrike

Sondazh

Poll