Bota

Gjermania i zgjat dorën Italisë, strehon pacientët e infektuar me Covid-19 në spitalet e saj

24 Mars 2020, 15:03 Nga DOSJA
Gjermania i zgjat dorën Italisë, strehon pacientët e infektuar me

GJERMANI– Gjermania ka vendosur të presë pacientë të prekur me koronavirus nga Italia. Ky është vendi i parë në Europë që e bën këtë gjë. mediat italiane shkruajnë se lajmi është konfirmuar nga guvernatori Michael Kretschmer. Berlini është vendi i parë që i ofron Italisë transferimin e pacientëve të infektuar nga koronavirus në spitalet e tyre. Fillimisht do të marrë gjashtë pacientë pozitivë të covid-19 nga Italia dhe më pas do t’i trajtojë ata në spitale në rajonin e tij. Michael Kretschmer tha se ai iu përgjigj në këtë mënyrë një kërkese nga Italia. 

“Ishte një sinjal shumë i rëndësishëm që mund të ndihmojmë edhe të tjerët. Është hera e parë që pacientët italianë transferohen në një vend tjetër të BE,“- tha Kretschmer.

Gjermania është e gatshme të mirëpresë edhe francezët. Spitalet gjermane në zonën në kufi me Francën janë gjithashtu të gatshëm të ndihmojnë pacientët francezë që vuajnë nga Coronavirus.

Koronavirusi po përhapet çdo ditë e më shumë në të gjithë botën, ku janë shënuar 382,750 të infektuar, dhe 16,578 persona të tjerë kanë ndërruar jetë nga pandemia globale. Për herë të parë sot, Kina ka shënuar 0 të infektuar të rinj me koronavirus, dhe ka vendosur që të heqë masat e sigurisë. Megjithatë e njëjta gjë nuk do të ndodhë me krahinën e Ëuhanit, nga ky masat e marra do të shfuqizohen deri më 8 prill. Ndërsa në të gjithë Pas “çlirimit” të Ëuhanit, 2/3 e 1.34 miliardë banorëve të Indisë janë nën kufizime të lëvizjes. Po ashtu i njëjti skenar shfaqet edhe në Europë ku njerëzit e kanë të ndaluar që të largohen nga shtëpia, përveç për arsye “shumë të rëndëishme”. Italia vazhdon të mbetet vendi më i prekur nga koronavirusi në Evropë me 63,927 raste të konfirmuara dhe 6,077 raste të konfirmuara.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota gjermani strehon pacientet e italise koronavirusi ne itali gjermani strehon pacientet e italise koronavirusi ne itali

Sondazh

Poll