Bota

Nga periferia në qendër, qyteti i Torinos një ‘shkretëtirë’ (VD)

24 Mars 2020, 16:02 Nga DOSJA
Nga periferia në qendër, qyteti i Torinos një

ITALI– Italia tashmë është e izoluar për shkak të koronavirusit. Në një video të publikuar nga mediat vendase shihet se si rrugët nga periferia në qendër të Torinos janë bosh. Një qytet pothuajse i shkretuar pasi shumë pak qytetar lëvizin nëpër rrugët e Torinos, duke respektuar rregullat të cilat janë vendosur për Covid-19.

Gjithashtu qytetarët preferojnë që të mos largohen nga shtëpia, përveçse nga nevoja. E boshatisur është gjithashtu edhe zona rreth Stadiumit të Juventus, që zakonisht qëndronte e mbushur me tifozë.

Në rang global numri i personave të infektuar me COVID-19 ka shkuar në 82,750 të infektuae dhe 16,578 persona të tjerë kanë ndërruar jetë nga pandemia globale. Lajme të mira na vijnë nga Kina, pasi aty në 24 orët e fundit nuk ka pasur asnjë rast të ri me COVID-19. Në Europë, vendi më i prekur është Italia duke kapur 6 mijë të vdekur dhe më shumë se 63 mijë të infektuar. Por nuk mbetet pas as Spanja, e cila shënon me qindra të vdekur çdo ditë duke kapur shifrën e 2300 personave që kanë ndërruar jetë. Në Shqipëri deri më tani ka 123 persona të infektuar dhe 5 viktima.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi ne itali torino koronavirusi ne itali torino

Sondazh

Poll