Bota

Lulëzon një tjetër virus që merr jetë njerëzish pas Covid-19, shënohet viktima e parë nga Hanta, sëmundja që vjen nga

24 Mars 2020, 14:25 Nga DOSJA
Lulëzon një tjetër virus që merr jetë njerëzish

KINË– Ndërkohë që e gjithë bota ndodhet nën kthetrat e koronavirusit një burrë kinez ka ndërruar jetë nga një tjetër virus. Mediat ndërkombëtare shkruajnë se bëhet fjalë për Hantavirus, një virus që ka ekzistuar edhe më parë dhe që transmetohet nga brejtësit tek njeriut. Mësohet se viktima në fjalë po udhëtonte me një autobus në provincën Yunan kur papritmas u rrëzua përtokë dhe vdiq. Testet zbuluan praninë e hantavirusit vdekjeprurës në trupin e tij duke bërë që t’u nënshtrohen testimeve edhe 32 pasagjerë të tjerë që po udhëtonin me burrin në fjalë, pasi ky virus është ngjitës.

Hantavirus nuk është një virus i ri. Ai ka ekzistuar edhe më parë dhe transmetohet tek njeriu nga brejtësit dhe simptomat e tij janë: ethet, të dridhura , dhimbje trupi, dhimbje koke, të vjella dhe dhimbje barku, njolla të kuqe në lëkurë, temperaturë e lartë.

Edhe pse simptomat janë të ngjashme me koronavirusin, njerëzit nuk duhet të frikësohen për hantavirusin njësoj si për Covid-19, që ka vrarë njerëz në të gjithë botën.

Hantavirusi është pjesë e një familje virusesh të përhapura kryesisht nga brejtësit dhe mund të infetkojë njerëz në mbarë botën. Hantavirusi në Amerikë njihei si “Bota e Re” dhe mund të shkaktojë sindromën pulmonare hantavirus (HPS) . Hantaviruset e tjera, të njohura si hantaviruse “Bota e Vjetër”, gjenden kryesisht në Evropë dhe Azi dhe mund të shkaktojnë ethe hemorragjike me sindromën renale (HFRS) .

Hantavirusi strehohet tek brejtësit dhe përhapet tek njerëzit përmes urinës dhe pështymës, ose nëse kafshoheni nga ndonjë brejtës i infektuar. Hantavirusi më i fuqishëm në Shtetet e Bashkuara që mund të shkaktojë HPS është virusi ‘Sin Nombre’, i përhapur nga ‘miu dre’.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota hantavirusi kine vdes burri ne kine nga hantavirusi yuman hantavirusi kine vdes burri ne kine nga hantavirusi yuman

Sondazh

Poll