Bota

Humb jetën nga Covid-19 muzikanti i famshëm në Afrikë

24 Mars 2020, 14:30 Nga DOSJA
Humb jetën nga Covid-19 muzikanti i famshëm në Afrikë

AFRIKË- Një muzikantët më të famshëm në Afrikë saksofonisti Manu Dibango, ka humbur jetën për shkak të koronavirusit.

Ai ishte infektuar në Francë para një javë dhe për shkak se kishte komplikacione të shumta nuk ka mundur të përballojë dot betejën më virusin vdekjeprurës. Ylli i muzikës Jazz ndërroi jetë në spital në moshën 86-vjeçare.

Ndërkohë në Francë numri i të infektuarve po rritet  ndjeshëm ku deri  më tani dhe deri më tani janë konfirmuar 19, 586 raste të infektuar dhe 860 persona kanë ndërruar jetë.

Në rang global numri i personave të infektuar me COVID-19 ka shkuar në 82,750 të infektuae dhe 16,578 persona të tjerë kanë ndërruar jetë nga pandemia globale. Lajme të mira na vijnë nga Kina, pasi aty në 24 orët e fundit nuk ka pasur asnjë rast të ri me COVID-19. Në Europë, vendi më i prekur është Italia duke kapur 6 mijë të vdekur dhe më shumë se 63 mijë të infektuar. Por nuk mbetet pas as Spanja, e cila shënon me qindra të vdekur çdo ditë duke kapur shifrën e 2300 personave që kanë ndërruar jetë. Në Shqipëri deri më tani ka 123 persona të infektuar dhe 5 viktima.

Burimi:Theguardian

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne bote manu dibango koronavirusi ne bote manu dibango

Sondazh

Poll