Aktualitet

Kë takoi Skënder Brataj? A i kanë kryer testet, ministrja, zyrtarët e ISHP dhe gazetarët?

24 Mars 2020, 13:16 Nga DOSJA
Kë takoi Skënder Brataj? A i kanë kryer testet, ministrja,

TIRANË- Sot është konfirmuar infektimi me koronavirus i shefit të Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, një nga zyrtarët më të lartë të sistemit shëndetësor në Shqipëri. Burime të rezervuara, i konfirmuan Dosja.al se të gjithë infermierët dhe mjekët që kanë punuar me Bratajn janë vetë-karantinuar ndërsa disa prej tyre kanë kryer edhe analizën për të parë nëse janë infektuar nga COVID-19.

Por çfarë ka ndodhur? Kur është infektuar mjeku, dhe cili ka qenë itinerari i tij? Të dhënat janë të pakta, por informacioni publik është alarmant. Brataj ka qenë në krye të Task-Forcës të ngritur nga Ministria e Shëndetësisë për të luftuar përhapjen e COVID-19, dhe kësisoj ka qenë gjatë gjithë kohës në kontakt me persona të infektuar, të cilët mund të kenë qenë burimi i infektimit të tij.

Por ajo që është më alarmante janë kontaktet e tij me ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, zyrtarët e Intitutit të Shëndetit Publik, Qendrën 127 por edhe gazetarë. A janë karantinuar të gjitha kontaktet e Bratajt? A duhet Manastirliu dhe kontaktet të kryejnë testin për të parë nëse janë të prekur nga COVID-19? Mbetet për t’u parë, por urojmë që sistemi shëndetësor në Shqipëri të mos kolapsohet si në Itali apo Kinë. Tanimë, numri i mjekëve dhe infermierëve të prekur në Shqipëri shkon në 11 përfshirë 8 mjekët e Senatoriumit dhe 1 të Spitalit të Durrësit.

(F.g/dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi skender brataj koronavirusi ne shqiperi skender brataj

Sondazh

Poll