Aktualitet

Dolën nga shtëpia për deklaratë tek Teatri… shoqërohen në Polici, Robert Budina dhe arkitekti Kreshnik Merxhani

24 Mars 2020, 11:45 Nga DOSJA
Dolën nga shtëpia për deklaratë tek Teatri…

TIRANË- Regjisori Robert Budina dhe arkitekti Kreshnik Merxhani janë shoqëruar në Polici nga Forcat Shqiponja, pasi ishin mbledhur në oborrin para Teatrit Kombëtar për të dhënë një deklaratë për mediat. Budina dhe Merxhani u shoqëruan në drejtorinë e Policisë Tiranë, pasi ishin dy personat që mbajtën komunikatën për mediat. Në qendër të komunikatës ishte lajmi se godina e Teatrit ishte pranuar nga Europa Nostra si një nga 7 zonat e mbrojtura në kontinent.

10 ishin personat që ishin mbledhur para Teatrit që cilët u shpërndanë menjëherë nga policia. Pavarësisht se orari kur u mbajt deklarata ishte brenda atij të lejuar, Budina dhe Merxhani u shoqëruan pasi në vendimin e autoriteteve nuk lejohet dalja nga shtëpia pa asnjë arsye madhore, përveç atyre ushqimore dhe ilaçe.

Shqipëria po përballet këtë javë me fluksin e pandemisë COVID-19. Numri i prekurve me Covid-19 në vendin tonë sot ka shkuar në 123, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 5. Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Ndërkohë harta e të prekurve në vend sa vjen dhe zgjerohet. Sot janë shënuar të infektuar edhe në Lezhë, Has dhe Berat. Edhe pse qytetarët sot e kanë të lejuar që të dalin deri në orën 13:00 nga shtëpia, radhë pafund janë shënuar tek trugu Agro-Kulturor dhe në spitalin Onkologjik. Ndërkohë kryeministri Edi Rama dje u shpreh se këtë javë do të ketë një “bum” të infektuarit si pasojë e kurbës natyrale të virusit. Ai bëri thirrje për respektimin e masave ndryshe do të vihet në zbatim “ligji i luftës”.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi kreshnik merxhani levizja e kembesoreve robert budina koronavirusi ne shqiperi kreshnik merxhani levizja e kembesoreve robert budina

Sondazh

Poll