Aktualitet

Një infermiere me koronavirus në Lezhë, mbyllet qendra shëndetësore ku ajo punonte

24 Mars 2020, 11:47 Nga DOSJA
Një infermiere me koronavirus në Lezhë, mbyllet qendra

LEZHË– Mbyllet qendra shëndetësore në Lezhë, ku edhe punonte infermierja e infektuar me koronavirus. Në vetë-izolim janë vendosur edhe kolegët e saj, të cilët kanë pasur kontakte me të, të cilët do t’i nënshtrohen testimit për të parë nëse janë të infektuar.

Numri i prekurve me Covid-19 në vendin tonë sot ka shkuar në 123, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 5. Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Ndërkohë harta e të prekurve në vend sa vjen dhe zgjerohet. 

Sot janë shënuar të infektuar edhe në Lezhë, Has dhe Berat. Edhe pse qytetarët sot e kanë të lejuar që të dalin deri në orën 13:00 nga shtëpia, radhë pafund janë shënuar tek trugu Agro-Kulturor dhe në spitalin Onkologjik. Ndërkohë kryeministri Edi Rama dje u shpreh se këtë javë do të ketë një “bum” të infektuarit si pasojë e kurbës natyrale të virusit. Ai bëri thirrje për respektimin e masave ndryshe do të vihet në zbatim “ligji i luftës”.

(k.m/dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne lezhe koronavirusi ne shqiperi lezhe koronavirusi ne lezhe koronavirusi ne shqiperi lezhe

Sondazh

Poll