Aktualitet

“S’ka nevojë për panik, duhet disiplinë”, farmacisti shqiptar në Norvegji jep mesazhin, si ta kalojmë këtë sfidë

24 Mars 2020, 12:32 Nga DOSJA
“S’ka nevojë për panik, duhet disiplinë”,

NORVEGJI– Farmacisti shqiptar në Norvegji, Arton Baftiu, përmes një video-mesazhi tregon për gjendjen aktuale që po kalon shteti norvegjez nga kjo pandemi.

Sipas tij, deri më tani në Norvegji janë 2300 raste të të prekurve nga koronavirusi, ku vetëm 173 prej tyre po marrin asistencë mjekësore në spitale ndërsa janë shënuar 7 viktima.

Ai thekson se virusi përveçse mund të qëndrojë në ajër mbetet dhe në material të tjera, prandaj thotë se distancimi social, disiplina dhe higjiena janë masa të rëndësishme të mbrojtjes nga përhapja e tij. 

Më tej, farmacisti shprehet se: “Njerëzimi dhe ne si popull shqiptar kemi kaluar në shumë sfida gjatë historisë dhe besoj që së bashku mund t’ia kalojmë edhe kësaj sfide dhe gjithçka së shpejti do t’i kthehet normales. Në fund, s’ka nevoj për panik duhet disiplinë si nga popullata ashtu po edhe si nga ne si staff mjekësor dhe duhet të kemi kujdes”.

Aktualisht, Baftiu jep kontributin e tij si konsulent mjekësor i neuroshkencës pranë një kompanie farmaceutike në Oslo.

 

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet farmacisti shqiptar koronavirusi norvegji video mesazhi i farmacistit farmacisti shqiptar koronavirusi norvegji video mesazhi i farmacistit

Sondazh

Poll