Aktualitet

Koronavirusi ‘pushton’ botën, Amerika kujdeset për qytetarët e saj, Ambasada: Regjistrohuni këtu, në raste urgj

24 Mars 2020, 13:05 Nga DOSJA
Koronavirusi ‘pushton’ botën, Amerika kujdeset për

TIRANË– Ambasada Amerikane në Shqipëri ka bërë një njoftim për të gjithë qytetarët e saj, të cilët mund të udhëtojnë në një kohë që shumica e shteteve janë izoluar për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Me anë të një statusi në Twitter, Ambasada këshillon që amerikanët të regjistrohen në aplikacionin “Step”, ku qeveria mund të marrë informacione prej tyre në kohë reale nëse ndodhen në gjendje të keqe.

Qytetarë amerikanë që udhëtoni: Regjistrohuni në Step për të marrë njoftime dhe për t’u siguruar që mund të lokalizoheni në raste urgjente,”-shkruhet në njoftim.

POSTIMI I AMBASADËS:

Qytetarë amerikanë që udhëtoni: Regjistrohuni në #STEP për të marrë njoftime & për t’u siguruar që mund të lokalizoheni në raste urgjente | U.S. Citizen Travelers: Please enroll in STEP to receive alerts & ensure you can be located in an emergency: https://t.co/q81YhcVvXR pic.twitter.com/tjsck042Hk

— USEmbassyTirana (@USEmbassyTirana) March 24, 2020

Shqipëria po përballet këtë javë me fluksin e pandemisë COVID-19. Numri i prekurve me Covid-19 në vendin tonë sot ka shkuar në 123, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 5. Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Ndërkohë harta e të prekurve në vend sa vjen dhe zgjerohet.

Sot janë shënuar të infektuar edhe në Lezhë, Has dhe Berat. Edhe pse qytetarët sot e kanë të lejuar që të dalin deri në orën 13:00 nga shtëpia, radhë pafund janë shënuar tek trugu Agro-Kulturor dhe në spitalin Onkologjik. Ndërkohë kryeministri Edi Rama dje u shpreh se këtë javë do të ketë një “bum” të infektuarit si pasojë e kurbës natyrale të virusit. Ai bëri thirrje për respektimin e masave ndryshe do të vihet në zbatim “ligji i luftës”.

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ambasada amerikane koronavirusi ne bote koronavirusi ne shqiperi ambasada amerikane koronavirusi ne bote koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll