Aktualitet

10 persona fituan betejën/ Manastirliu publikon foton e pacientit të shëruar me COVID-19, ministrja: Ndodhen në shtëpi, jem

24 Mars 2020, 13:16 Nga DOSJA
10 persona fituan betejën/ Manastirliu publikon foton e pacientit të

Tiranë- Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka deklaruar se 10 pacientët e shëruar nga koronavirusi,  tashmë janë dërguar nëpër shtëpitë e tyre. Këta të fundit do të qëndrojnë 14 ditë në izolim. Ministrja ka publikuar edhe një foto të një pacienti nga spitali Infektiv, i cili fitoi luftën me COVID-19.

Reagimi:

Lajm i mirë?? ? qytetarë që ishin prekur nga Covid-19, tashmë kanë rezultuar negativë në dy testet e njëpasnjëshme. Të gjithë ndodhen në shtëpitë tyre, ku do të vazhdojnë të jenë të vetëizoluar për një periudhë 14 ditore. ??‍⚕️?‍⚕️ Faleminderit mjekëve për shërbimin! ?? Një lutje për të gjithë qytetarët: Jemi ende në fillimet e kësaj lufte, prandaj durim. Ju ndihmoni mjekët tanë duke zbatuar rigorozisht masat e higjenës dhe distancimit social. Dhe ata, mjekët, infermierët, sanitarët, punonjësit e shërbimeve mbështetëse, do t’u shërbejnë me të gjithë forcën dhe profesionalizmin, atyre që do të kenë nevojë. Kështu fitohet kjo luftë. Me durim dhe bashkëpunim. #BashkëJaDalim

Shqipëria po përballet këtë javë me fluksin e pandemisë COVID-19. Numri i prekurve me Covid-19 në vendin tonë sot ka shkuar në 123, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 5. Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Ndërkohë harta e të prekurve në vend sa vjen dhe zgjerohet. Sot janë shënuar të infektuar edhe në Lezhë, Has dhe Berat. Edhe pse qytetarët sot e kanë të lejuar që të dalin deri në orën 13:00 nga shtëpia, radhë pafund janë shënuar tek trugu Agro-Kulturor dhe në spitalin Onkologjik. Ndërkohë kryeministri Edi Rama dje u shpreh se këtë javë do të ketë një “bum” të infektuarit si pasojë e kurbës natyrale të virusit. Ai bëri thirrje për respektimin e masave ndryshe do të vihet në zbatim “ligji i luftës”.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet masat për koronavirusin ne shqiperi masat për koronavirusin ne shqiperi

Sondazh

Poll