Aktualitet

‘Mund të jem infektuar dhe unë por se di’/ Pozitiv me koronavirus, si e paralajmëroi dy javë më parë mjeku Skënder Br

24 Mars 2020, 12:00 Nga DOSJA
‘Mund të jem infektuar dhe unë por se di’/ Pozitiv me

TIRANË Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj rezultoi sot pozitive ndaj testit të koronavirusit. 14 ditë më parë gjatë një konference për shtyp, tha se edhe ai mund të ishte i infektuar nga koronavirusi por që deri më tani nuk kishte shfaqur asnjë simptomë.

Mjeku paralajmëroi se kishte pasur kontake se pacientë të ndryshëm dhe se mund të ishte infektuar pasi rreth 80% e të infevtuarve me covid-19 nuk shfaqin simptoma.

“Ka shpërndarje të shpejtë. Mbani distancë nga njëri-tjetri. Edhe unë nuk e dija, mos jam infektuar. As unë nuk e di, mund të jem i infektuar. Është një betejë që të gjithë së bashku duke ndjekur rregullat mund ta fitojnë, njerëzit shërohen,”-paralajmëroi Brataj. 

Numri i prekurve me Covid-19 në vendin tonë sot ka shkuar në 123, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 5. Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Ndërkohë harta e të prekurve në vend sa vjen dhe zgjerohet.

Sot janë shënuar të infektuar edhe në Lezhë, Has dhe Berat. Edhe pse qytetarët sot e kanë të lejuar që të dalin deri në orën 13:00 nga shtëpia, radhë pafund janë shënuar tek trugu Agro-Kulturor dhe në spitalin Onkologjik. Ndërkohë kryeministri Edi Rama dje u shpreh se këtë javë do të ketë një “bum” të infektuarit si pasojë e kurbës natyrale të virusit. Ai bëri thirrje për respektimin e masave ndryshe do të vihet në zbatim “ligji i luftës”.

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi paralajmerimi i skënder brataj skender brataj koronavirusi ne shqiperi paralajmerimi i skënder brataj skender brataj

Sondazh

Poll