Aktualitet

Koronavirusi godet institucionet/ Infektohet Shefi i Urgjencës Kombëtare, bashkë me doganier, polic, e infermiere

24 Mars 2020, 11:37 Nga DOSJA
Koronavirusi godet institucionet/ Infektohet Shefi i Urgjencës

TIRANE- Sot u konfirmua edhe zyrtari i parë drejtues në Shqipëri i prekur nga COVID-19. Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj është infektuar dhe tashmë ndodhet në karantinë. Brataj nuk është zyrtari i vetëm që është prekur nga koronavirusi në Shqipëri. Më herët sot, Dosja.al ka raportuar rastin e një oficeri të Policisë Gjyqësore në Shkodër, i cili gjithashtu është i infektuar nga koronavirusi për shkak të kontaktit që dyshohet se ka patur me pacientin zero. 

Edhe Hipoteka në Korçë është prekur nga COVID-19, ku 53 punonjës të këtij institucioni janë infektuar pas infektimit të një punonjëseje. Punonjësja është e fejuara e pacientit zero në këtë qytet, menaxherit 33-vjeçar të një lokali në Korçë.(Lexo këtu).

Gjithashtu, një tjetër rast infektimi i punonjësve është rasti i infermieres pediatre në qytetin e Lezhës, por edhe një doganier në Tushemisht, ku tashmë e gjithë dogana ka hyrë në vetë-karantinim.

Numri i prekurve me Covid-19 në vendin tonë sot ka shkuar në 123, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 5. Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Ndërkohë harta e të prekurve në vend sa vjen dhe zgjerohet. Sot janë shënuar të infektuar edhe në Lezhë, Has dhe Berat. Edhe pse qytetarët sot e kanë të lejuar që të dalin deri në orën 13:00 nga shtëpia, radhë pafund janë shënuar tek trugu Agro-Kulturor dhe në spitalin Onkologjik. Ndërkohë kryeministri Edi Rama dje u shpreh se këtë javë do të ketë një “bum” të infektuarit si pasojë e kurbës natyrale të virusit. Ai bëri thirrje për respektimin e masave ndryshe do të vihet në zbatim “ligji i luftës”.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi skender brataj koronavirusi ne shqiperi skender brataj

Sondazh

Poll