Aktualitet

Infektimi i drejtorit të Urgjencës Kombëtare, Manastirliu: Është në shtëpi, ndodhet në gjendje të mirë…uroj me shpir

24 Mars 2020, 11:51 Nga DOSJA
Infektimi i drejtorit të Urgjencës Kombëtare, Manastirliu:

TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë konfirmon lajmin e infektimit nga koronavirusi të Shefit të Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj. Në një reagim në rrjetet sociale, Manastirliu thotë se Brataj është në gjendje të mirë në shtëpinë e tij.

REAGIMI I PLOTË:

Ogerta Manastirliu: Dr. Skënder Brataj është konfirmuar pozitiv ditën e sotme pas kryerjes së analizës per Covid19. Deri tani gjendja e tij paraqitet e stabilizuar dhe Dr. Brataj ndodhet në vetëizolim, në shtëpinë e tij. Uroj me shpirt ta kalojë sa më lehtë këtë situatë dhe t’i bashkohet sa më shpejt, i shëruar plotësisht, ekipit tonë që po lufton çdo ditë me këtë armik! #BashkëDeriNëFund

Sot u konfirmua edhe zyrtari i parë drejtues në Shqipëri i prekur nga COVID-19. Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj është infektuar dhe tashmë ndodhet në karantinë.

Numri i prekurve me Covid-19 në vendin tonë sot ka shkuar në 123, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 5. Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Ndërkohë harta e të prekurve në vend sa vjen dhe zgjerohet. Sot janë shënuar të infektuar edhe në Lezhë, Has dhe Berat. Edhe pse qytetarët sot e kanë të lejuar që të dalin deri në orën 13:00 nga shtëpia, radhë pafund janë shënuar tek trugu Agro-Kulturor dhe në spitalin Onkologjik. Ndërkohë kryeministri Edi Rama dje u shpreh se këtë javë do të ketë një “bum” të infektuarit si pasojë e kurbës natyrale të virusit. Ai bëri thirrje për respektimin e masave ndryshe do të vihet në zbatim “ligji i luftës”.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ogerta manastirliu skender brataj viktimat e koronavirusit ne shqiperi ogerta manastirliu skender brataj viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll