Aktualitet

“Po vrisni njerëz, do e keni peng për gjithë jetën”/ Braçe thirrje shqiptarëve: Kush ka ardhur pas datës 7 mars nga I

24 Mars 2020, 11:03 Nga DOSJA
“Po vrisni njerëz, do e keni peng për gjithë

Tiranë- ZV/kryeministri Erion Braçe u bën thirrje personave që janë kthyer nga zona e kuqe në Itali pas datës 7 mars,  të karantinohen, pasi po vrasin njerëz. Ai shprehet se po infektojnë njerëzit dhe dashur dhe kjo që po bëjnë do ju ngelet peng gjithë jetën.

“As e ve ne dyshim qe i doni prinderit, gjysherit, familjaret, madje dhe kusherinjte e kusherirat, POR PO I VRISNI! Verini kyc zemres nese vertete i doni! Tregoni nga vini dhe merrni distance fizike nga cilido qe doni e jo vetem! Ndalini vizitat tek kusherinjte se “jeni kthy apo jane kthy nga jashte shteti e duhet me i shku e me ju shku”! BOLL SE PO JU MERRNI JETEN! DO E KENI PENG JU GJITHE JETEN!”, shprehet Braçe.

Reagimi i plotë në Instagram:

Po si ka mundesi qe NUK DONI TE KUPTONI?! E KAM ME SECILIN NGA JU QE
KENI ARDHUR NGA ZONA E KUQE NE ITALI NE DATAT 8, 9, 10 MARS E ME TEJ;
PO VRISNI NJEREZ! Kuptoni apo jo? Ne Korce mbesa e ardhur ne daten 8 infekton gjysherit mbi 70 vjec,
ne Vlore djali i ardhur ne daten 9 infekton prinderit mbi 60 vjec, ne Lushnje djali i ardhur ne daten 10 infekton dy prinderit mbi 74 vjec; TE GJITHE NE FASHEN E RISKUT TE LARTE E NE VETEM TRE DITE! Djem e vajza, nje dore e dhene, nje puthje shqiptare, nje perqafim po aq folklorik, eshte si shkrehja e nje kobureje qe vret!
As e ve ne dyshim qe i doni prinderit, gjysherit, familjaret, madje dhe kusherinjte e kusherirat, POR PO I VRISNI! Verini kyc zemres nese vertete i doni! Tregoni nga vini dhe merrni distance fizike nga cilido qe doni e jo vetem! Ndalini vizitat tek kusherinjte se “jeni kthy apo jane kthy nga jashte shteti e duhet me i shku e me ju shku”! BOLL SE PO JU MERRNI JETEN! DO E KENI PENG JU GJITHE JETEN!

Numri i prekurve me Covid-19 në vendin tonë sot ka shkuar në 123, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 5. Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Ndërkohë harta e të prekurve në vend sa vjen dhe zgjerohet. Sot janë shënuar të infektuar edhe në Lezhë, Has dhe Berat. Edhe pse qytetarët sot e kanë të lejuar që të dalin deri në orën 13:00 nga shtëpia, radhë pafund janë shënuar tek trugu Agro-Kulturor dhe në spitalin Onkologjik. Ndërkohë kryeministri Edi Rama dje u shpreh se këtë javë do të ketë një “bum” të infektuarit si pasojë e kurbës natyrale të virusit. Ai bëri thirrje për respektimin e masave ndryshe do të vihet në zbatim “ligji i luftës”.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet erion brace viktimat e covid ne shqiperi erion brace viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 24 Mars 2020, 09:46

TIRANË- Policia e Shtetit ka ndëshkuar jo pak qytetarë të cilët kanë thyer masat e vendosura për të evituar përhapjen e koronavirusit në Shqipëri. Vetëm pë...