Aktualitet

Dy rastet e reja me koronavirus në Lushnje, djali erdhi nga Italia, infektoi dhe nënën

24 Mars 2020, 10:48 Nga DOSJA
Dy rastet e reja me koronavirus në Lushnje, djali erdhi nga Italia,

LUSHNJE– Zbulohen detaje të reja sesi janë infektuar nga covid-19 dy rastet e reja në qytetin e Lushnjes. Mësohet se e moshuara është infektuar nga djali i saj, i cili sapo ishte kthyer nga Italia. Gruaja është një 74-vjeçare, ndërsa i biri është 44 vjeç.

Në momentin kur ai është kthyer mesa duket nuk e ka respektuar rregullin e vetë-karantinimit duke i ngjitur pandemisë dhe nënës së tij. 

Numri i prekurve me Covid-19 në vendin tonë sot ka shkuar në 104, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 5. Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Ndërkohë harta e të prekurve në vend sa vjen dhe zgjerohet.

Sot janë shënuar të infektuar edhe në Lezhë e Pogradec. Edhe pse qytetarët sot e kanë të lejuar që të dalin deri në orën 13:00 nga shtëpia, radhë pafund janë shënuar tek trugu Agro-Kulturor dhe në spitalin Onkologjik. Ndërkohë kryeministri Edi Rama dje u shpreh se këtë javë do të ketë një “bum” të infektuarit si pasojë e kurbës natyrale të virusit. Ai bëri thirrje për respektimin e masave ndryshe do të vihet në zbatim “ligji i luftës”.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne lushnje koronavirusi ne shqiperi koronavirusi ne lushnje koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 24 Mars 2020, 09:46

TIRANË- Policia e Shtetit ka ndëshkuar jo pak qytetarë të cilët kanë thyer masat e vendosura për të evituar përhapjen e koronavirusit në Shqipëri. Vetëm pë...