Aktualitet

Me thikë poshtë jastëkut, shqiptari maniak i futej në shtrat ish-të dashurës britanike me kërcënime, si e persekutoi pë

24 Mars 2020, 10:29 Nga DOSJA
Me thikë poshtë jastëkut, shqiptari maniak i futej në shtrat

BRITANI– Një shqiptar në Angli është futur në burg pasi ka persekutuar për ditë me radhë ish të dashurën e tij britanike, ndërsa nuk pranonte t’i dorëzonte çelësin e shtëpisë, dhe i futej çdo natë në shtrat duke e tmerruar.

Erland Gropasi u fut në banesë në Exeter disa herë, ndonjëherë duke fjetur në shtratin e ish të dashurës britanike kur ajo ishte duke punuar në turnin e natës. Ai nuk pranoi të kthejë çelësin e tij kur ata u ndanë dhe e përdorte atë për të hyrë në apartament kur ajo ishte në gjumë.

Ajo zgjohej disa herë dhe e gjente ish të dashurin maniak në shtrat, ndërsa ishte shprehur për autoritetet se i kishte dhënë një efekt dramatik në jetën e saj, duke i shkaktuar frikë dhe panik për muaj me radhë.

Policia vendosi t’i ndryshonte çelësin apartamentit, por shqiptari Erland Gropasi kaloi futej nga dritarja në çatinë e shtëpisë, dhe madje kishte filluar ta kërcënonte me një thikë që e linte poshtë jastëkut. Viktima e tmerruar u kthye në shtëpi nga puna për të zbuluar se ai ishte rikthyer, dhe madje me armë të ftohta. Gropasi gjithashtu i dërgonte asaj rreth 105 thirrje telefonike në ditë.

Ajo u zhvendos në një shtëpi tjetër për të provuar të shpëtonte prej tij por ai nuk hoqi dorë, duke shkuar edhe në adresën e re, për ta persekutuar.

Gropasi është një shqiptar që hyri në Britani në mënyrë të paligjshme, me pasaportë të rreme greke. Ai do të deportohet sapo të lirohet.

Burimi: DevonLive

R.L/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet britanikja erland gropasi shqiptari maniak britanikja erland gropasi shqiptari maniak

Sondazh

Poll

Aktualitet 24 Mars 2020, 09:46

TIRANË- Policia e Shtetit ka ndëshkuar jo pak qytetarë të cilët kanë thyer masat e vendosura për të evituar përhapjen e koronavirusit në Shqipëri. Vetëm pë...