Aktualitet

Oficeri i OPGJ-së me koronavirus, URDHËRI nga Shkodra: Punonjësit e Prokurorisë duhet të vetë-karantinohen deri në 30 mar

24 Mars 2020, 10:44 Nga DOSJA
Oficeri i OPGJ-së me koronavirus, URDHËRI nga Shkodra: Punonjësit

SHKODËR– Ditën e sotme është shënuar rasti i dytë me koronavirus në qytetin e Shkodrës. Dosja.al mësoi se i infektuar është një oficer i Policisë Gjyqësore në Prokurorinë e Shkodrës, i cili dyshohet është është infektuar nag klandestinët nga Siria që kalojnë në Shkodër.

Si pasojë e kontakteve të tij, është këruar vetë-izolimi i gjithë familjes së tij, dhe punonjësve në Prokurorinë e Shkodër. Organi hetues u ka bërë thirrje të gjithë punonjësve që të marrin masa për vetëkarantinim deri më datë 30 mars.

Ndërsa vetë oficeri i Policisë Gjyqësore ishte i vetëkarantinuar prej 10 ditësh, ndërkohë aktualisht ai po trajtohet me mjekim të dhënë nga infeksionistët.

Numri i prekurve me Covid-19 në vendin tonë sot ka shkuar në 123, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 5. Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Ndërkohë harta e të prekurve në vend sa vjen dhe zgjerohet.

Sot janë shënuar të infektuar edhe në Lezhë, Has dhe Berat. Edhe pse qytetarët sot e kanë të lejuar që të dalin deri në orën 13:00 nga shtëpia, radhë pafund janë shënuar tek trugu Agro-Kulturor dhe në spitalin Onkologjik. Ndërkohë kryeministri Edi Rama dje u shpreh se këtë javë do të ketë një “bum” të infektuarit si pasojë e kurbës natyrale të virusit. Ai bëri thirrje për respektimin e masave ndryshe do të vihet në zbatim “ligji i luftës”.

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shkoder koronavirusi ne shqiperi koronavirusi ne shkoder koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 24 Mars 2020, 09:46

TIRANË- Policia e Shtetit ka ndëshkuar jo pak qytetarë të cilët kanë thyer masat e vendosura për të evituar përhapjen e koronavirusit në Shqipëri. Vetëm pë...