Aktualitet

COVID-19/ Shqiptarët dynden rrugëve para orës 13:00, kaos tek tregu Agro-Ushqimor dhe tek Onkologjiku në QSUT, Policia s’k

24 Mars 2020, 08:12 Nga DOSJA
COVID-19/ Shqiptarët dynden rrugëve para orës 13:00, kaos tek

SHQIPËRI– Vendi në ‘shtetrrethim’ por qytetarët s’po dinë si t’i përdorin 8 orë liri që kanë në dispozicion. Pamjet nga spitali Onkologjik tregojnë se njerëzit janë grumbulluar pa ruajtur distancën e sigurisë, pa maska e doreza duke rrezikuar shëndetin e tyre dhe të të tjerëve. Panorama nuk ndryshon shumë as nga tregu Agro-Ushqimor, ku tregëtat janë mbledhur ‘mizë lisi’ me makinat e tyre për të bërë furnizime. Në një kaos të tillë është sigurisht shumë e vështirë që të respektosh rregullat e vendosura nga OBSH-ja duke i hedhur të gjithë poshtë “përfitimet” e karantinimit.

Ndërkohë që prej disa ditësh vendi ndodhet në shtetrrethim. Që prej së shtunës policia dhe ushtria ndodhen në terren, për monitorimin e qytetarëve, nëse po respektojnë apo jo masat e vendosura nga qeveria për COVID-19. Ku vetëm përgjatë, 24 orëve të fundit, PSH njofton se ka arrestuar 2 persona, 85 këmbësorë janë gjobitur me 10.000 lekë gjobë, 109 shoferëve iu është hequr patenta dhe u është bllokuar makina, si dhe 15 lokale janë gjobitur me 100.000 lekë gjobë.

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se qytetarët mund të lëvizin nga ora 05:00 e mëngjesit deri në 13:00 të mesditës. Pas kësaj ore do të jenë të mbyllura të gjitha supermarket, farmacitë apo bizneset e tjera.

Pas këtij orari lejohen të punojnë furrat e bukës dhe prodhimet e mishit dhe ato blegtorale, por për të prodhuar dhe jo tregtuar. Punonjësit e shtetit apo të punësurit në biznese private, të cilët kanë autorizim, mund të lëvizin me mjetet e tyre nga ora 05:00 deri në orën 08:00 dhe për kthim nga ora 12:00 deri në orën 13:00. Një ditë më parë Rama deklaroi se po përgatitet një platformë që do të gjurmojë të gjithë qytetarët që do shkelin rregullat e karantinimit dhe fashat e orareve.

Ndërkohë në kryeqytet është krijuar një radhë e gjatë kilometrike, në autostradën Tiranë- Durrës, pranë tregut agro-ushqimor, pasi aty lejohet aktiviteti deri në orën 13:00. Tregtarët nxitojnë që të blejnë aty fruta-perime dhe më pas  t’i shesin ato nëpër tregje më të volga, apo dyqane. Tregtarët nuk respektojnë masat e vendosura nga qeveria për COVID-19, pasi shfaqen pranë njëri tjetrit dhe pa masa mbrojtëse.

(J.V;F.G/Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 shqiperia ne izolim koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 shqiperia ne izolim

Sondazh

Poll