Aktualitet

COVID-19/ Policia nuk i jep autorizim, i riu nga Lushnja ecën 5 orë në këmbë, bllokohet në Qukës

24 Mars 2020, 07:55 Nga DOSJA
COVID-19/ Policia nuk i jep autorizim, i riu nga Lushnja ecën 5 orë

Lushnje- Një i ri nga Babunja e Lushnjës, me datë 16 mars ka hyrë në vend nga Qafëthana. Pasi ka plotësuar formularin dhe bërë testin në pikën kufitare ka kërkuar të kthehet në shtëpi në Babunjë. Për shkak të bllokimit të qarkullimit rrugor transportit urban, i riu ka zbritur nga Qafthana në Qukës në këmbë. Ka ecur për 5 orë me shpresën që gjatë kësaj periudhe i ati do merrte një autorizim për makinën që ta kthente në shtëpi.

Babai i djalit shkoi në Komisariatin e Lushnjes. Punonjësi i policisë i tha se e kishin adresuar gabim dhe se duhet t’i drejtohej Policisë së Qarkullimit Rrugor Fier. Por kur babai i thotë se ka telefonuar, por as atje nuk ka mbaruar punë,  polici vazhdon të këmbëngulë që vetëm atje ja japin. Kur qytetari kërkon të takojë dikë më lart se ai në detyrë për t’i qarë hallin, polici nervozohet dhe i tregon numrin e telefonit se ku të ankohet. “Ja ku e ke numrin, merr e ankohu, thuaj që policia s’po më zgjidh punë, sepse unë nuk kam më nerva.”- i thotë polici dhe largohet duke e lënë qytetarin pa një zgjidhje.

Në faqen zyrtare të Policisë së Shtetit, jepet informacion se ku mund të aplikojnë bizneset, ata që kanë veprimtari prodhuese, arsye pune dhe arsye shëndetësore, por rastet e tjera nuk janë parashikuar. Duke i lënë kështu qytetarët të pa sqaruar dhe rrugëve, pasi policia  pretendon se nuk di se si të veprojë në të tilla raste.

Marrë nga Top Channel 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll