Politike

23 Mars 2020, 19:41 Nga DOSJA

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka ndarë me të gjithë ndjekësit e tij në rrjetet sociale një video nga Italia, pjesë e një kronike të realizuar teksa vendi fqinj po lufton me Covid-19. Në videon e publikuar nga Rama në Facebook, shihen arkivolët e rreshtuar në spitalin e Cremonës, pasi në morg nuk ka më vend. Në kronikë, tregohet me detaje se çfarë po ndodh në Itali, dhe se si janë pacientët e infektuar me koronavirus.

“Cremona, itali, kronikë nga ferri i dhimbjeve matanë detit, që na shërben për të mbledhur mendjen top dhe rezistuar deri në fund, duke respektuar ligjin e luftës që të mos bëhemi pjesë e ferrit për një dalje kot nga shtëpia, për një mosmbajtje radhe me durim në pazar, për një harresë në larjen e duarve? *mbajini larg fëmijët nga ekrani i telefonit kur shihni këtë video,“- shkruan Rama krah videos.

Numri i prekurve me Covid-19 në vendin tonë sot ka shkuar në 104, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 4. Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Ndërkohë harta e të prekurve në vend sa vjen dhe zgjerohet. Sot janë shënuar të infektuar edhe në Vlorë e Shkodër. Qytetarët sot e kanë ndaluar që të dalin pas orësh 13:00 nga shtëpia, ndërsa lëvizja ka nisur që në 5 të mëngjesit pasi ka hyrë në fuqi “ligji i luftës.” Kryeministri Edi Rama njoftoi se për të ruajtur rendin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, do të përdoret edhe forca bashkë me gazin lotjsjellës. Ndërkohë që në rrugë ka dalë ushtria dhe Policia.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama koronavirusi ne itali koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 viktimat e koronavirusit ne shqiperi edi rama koronavirusi ne itali koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll