Politike

Basha ultimatum qeverisë: Nesër në mëngjes të mbyllen call center dhe fasoneritë

23 Mars 2020, 19:33 Nga DOSJA
Basha ultimatum qeverisë: Nesër në mëngjes të mbyllen

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ka bërë sot thirrje qeverisë që të urdhërojë mbylljen e të gjithë call center dhe fasonerive që nesër në mëngjes. Basha në një lidhje direkte me ABC News, u shpreh se ky vendin duhet të merret menjëherë nga qeveria, pasi në këto biznese ka një numër të madh punonjësish dhe ndikon në pëshapjen e Covid-19, pasi sipas tij nuk janë në zinxhirin e nevojshëm të ekonomisë.

Dua ta përsëris, gjendja e fatkeqësisë natyrore përcakton disa detyrime, por më e rëndësishme është mbyllja me urgjencë e të gjitha bizneseve që  punonjësit në masë punojnë në hapësira të mbyllura. Bëhet fjalë për call center. Mbyllja e tyre është një hap i vonuar, ndaj kërkoj që si hap të parë nesh në mëngjes ansjë prej këtyre bizneseve të mos jetë i hapur”, u shpreh ndër të tjera Basha.

Numri i prekurve me Covid-19 në vendin tonë sot ka shkuar në 104, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 4. Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Ndërkohë harta e të prekurve në vend sa vjen dhe zgjerohet. Sot janë shënuar të infektuar edhe në Vlorë e Shkodër. Qytetarët sot e kanë ndaluar që të dalin pas orësh 13:00 nga shtëpia, ndërsa lëvizja ka nisur që në 5 të mëngjesit pasi ka hyrë në fuqi “ligji i luftës.” Kryeministri Edi Rama njoftoi se për të ruajtur rendin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, do të përdoret edhe forca bashkë me gazin lotjsjellës. Ndërkohë që në rrugë ka dalë ushtria dhe Policia.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike basha thirrje qeverise gjendja e fatkeqesise natyrore koronavirusi ne shqiperi lulzim basha masat kunder covid basha thirrje qeverise gjendja e fatkeqesise natyrore koronavirusi ne shqiperi lulzim basha masat kunder covid

Sondazh

Poll