Politike

“Nuk gjendet midea e çdo kopuku në këtë vend”, Braçe ‘ironi’ me veten teksa thyen karantinën, Rama

23 Mars 2020, 17:09 Nga DOSJA
“Nuk gjendet midea e çdo kopuku në këtë vend”,

TIRANË– Zëvendës kryeministri Erion Braçe, ka publikuar një foto ku shihet situata e shqiptarëve në karantinë, sipas këndvështrimit të tij. Ai ka zgjedhur ta pasqyrojë këtë sjellje, me anë të një fotoje të tijën ku shihet krah Ramës, rregullat e të cilit i ka thyer dhe ka dalë nga liqeni. Krahas fotos, zv/kryeministri shkruan se në këtë vend nuk gjendet midea e çdo kopuku.

“Nuk gjendet midea e cdo kopuku ne kete vend ndonjehere; Njerit i thone “pse nuk del nga shtepia” kur del, Tjetrit i thone “pse del nga shtepia” kur nuk del! Sqarova dhe zysh Evisin me kete rast! Vo: fotoja origjinale eshte ne Thumane nje dite kur rastisi edhe te hame e kur kopuket atekohe nuk dukeshin gjekundi!”– shkruan Braçe krah fotos.

 

 

Nuk gjendet midea e cdo kopuku ne kete vend ndonjehere; Njerit i thone “pse nuk del nga shtepia” kur del, Tjetrit i thone “pse del nga shtepia” kur nuk del! Sqarova dhe zysh Evisin me kete rast! vo: fotoja origjinale eshte ne Thumane nje dite kur rastisi edhe te hame e kur kopuket atekohe nuk dukeshin gjekundi!

A post shared by Erion Brace (@erionbrace) on

Numri i prekurve me Covid-19 në vendin tonë sot ka shkuar në 104, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 4. Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Ndërkohë harta e të prekurve në vend sa vjen dhe zgjerohet. Sot janë shënuar të infektuar edhe në Vlorë e Shkodër. Qytetarët sot e kanë ndaluar që të dalin pas orësh 13:00 nga shtëpia, ndërsa lëvizja ka nisur që në 5 të mëngjesit pasi ka hyrë në fuqi “ligji i luftës.” Kryeministri Edi Rama njoftoi se për të ruajtur rendin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, do të përdoret edhe forca bashkë me gazin lotjsjellës. Ndërkohë që në rrugë ka dalë ushtria dhe Policia.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama erion brace koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 viktimat e koronavirusit ne shqiperi edi rama erion brace koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll