Politike

Yuri Kim tregon detaje nga takimi me Ramën e Metën: Vlerësoj që janë të unifikuar, lufta fitohet po të jemi bashkë

23 Mars 2020, 19:24 Nga DOSJA
Yuri Kim tregon detaje nga takimi me Ramën e Metën: Vlerësoj

TIRANË- Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, është shprehur se sot ka zhvilluar një takim me Presidentin Ilir Meta dhe Kryeministrin Edi Rama, në lidhje me situatën në të cillën ndodhet vendi pas përhapjes së COVID-19. Kim në një video-mesazh në Facebook, shprehet se  Kryeministri dhe Presidenti janë të unifikuar në qëndrimet e tyre përballë situatës së COVID-19. Më tej ambasadorja shprehet se mbëshet masat e marra nga qeveria dhe për të lituar këtë luftë duhet një bashkëim.

Sot bisedova me Presidentin Meta dhe Kryeministrin Rama, për të shprehur vlerësimin për udhëheqësin e tyre të unifikuar, në luftën kundër koronavirusit në Shqipëri. U shpreha gjithashtu edhe mbështetjen e fortë për masat që ata kanë marrë në këtë betejë. Ato janë të forta, por absolutisht të nevojshme. Ashtu si kanë thënë Presidenti Trump dhe kryeministri Rama, kjo është një luftë dhe për të fituar një luftë, duhet disiplinë dhe bashkim. Prindërit dhe gjyshërit tanë u thirrën për të dhënë jetën ën vijën e zjarrit. Ne na kërkohet të qëndrojmë në shtëpi për të jetuar prandaj, le ta bëjmë këtë. Të qëndrojmë së bashku, të qëndrojmë të disiplinuar dhe ta fitojmë këtë luftë”, shprehet Kim në video.

Numri i prekurve me Covid-19 në vendin tonë sot ka shkuar në 104, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 4. Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Ndërkohë harta e të prekurve në vend sa vjen dhe zgjerohet. Sot janë shënuar të infektuar edhe në Vlorë e Shkodër. Qytetarët sot e kanë ndaluar që të dalin pas orësh 13:00 nga shtëpia, ndërsa lëvizja ka nisur që në 5 të mëngjesit pasi ka hyrë në fuqi “ligji i luftës.” Kryeministri Edi Rama njoftoi se për të ruajtur rendin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, do të përdoret edhe forca bashkë me gazin lotjsjellës. Ndërkohë që në rrugë ka dalë ushtria dhe Policia.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama ilir meta koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 yuri kim edi rama ilir meta koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 yuri kim

Sondazh

Poll